Zona 1: Rinia dhe arsimimi i Tomsonit

  1. Shtëpia Klein Roucoop në Voorschoten (Arkivat Bashkiake, Voorschoten)
  2. Tomsoni si kursant ushtarak (Instituti i Historisë Ushtarake, (IHU), Hagë)
  3. Shtëpia e vjetër e Shën Ladewije Freemason në Nijmegen (Qendra Kulturore Masonike, Princ Frederik, Hagë)
  4. Artikulli i Tomsonit “Fisheku i grasatuar” në Spektatori Ushtarak, 1983 (IHU, Hagë)

Lodewijk Willem John Karel Thomson, lindi më 11 qershor 1869. I ati ishte mjek i marinës ushtarake, e ëma ishte një Pompe van Meerdervoort, një familje e thjeshtë fisnike. Familja jetoi në Voorschoten. (A) Pasi mbaroi programin trevjeçar të shkollës pasuniversitare, ai u rregjistrua në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Breda më 1884 (B). I graduar si nëntoger këmbësorie më 1888, ai u caktua në garnizonin Nijmegen. Ngritja në gradën toger u bë më 1892. Në të njëjtin vit, Tomsoni u bashkua me Urdhërin e Frimasonëve, nën Grand East të Holandës. Shihni shtëpizën e vjetër në stilin egjiptian (C). Që në moshë të re, ai botoi në revista ushtarake (D). Më 1896 u martua me Henriëtta Slotemaker. Nga kjo martesë lindën dy vajza, njëra prej të cilave vdiq që foshnjë.