Zona 11: Krijimi i misionit për Shqipërinë

  1. Ismail Qemali (Guida e Historisë së Shqipërisë dhe Trashëgimisë Kulturore, Tiranë 2000)
  2. Kufijtë e Shqipërisë së re, propozime të ndryshme, Petermanns Mittheilungen 59, 1913 (Koleksioni S/T, Leiden)
  3. Vlora (Koleksioni S/T, Leiden)
  4. Raporti për ekspeditën shqiptare (Arkivi Kombëtar, Hagë)
  5. Mbërritja e misionit holandez në Shqipëri (IHU, Hagë)

Ndërsa shpresa për të mbetur asnjanjëse u fashitën, në Vlorë më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia. Diplomati Ismail Qemali (A) formoi një qeveri të përkohshme me synimin për një Shqipëri më të madhe (B). Aleanca treshe Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, në të kundërt propozuan një gjoja shtet që do ta lejonte Serbinë dhe Greqinë të mbanin një pjesë të madhe të trojeve që patën pushtuar. Në Konferencën e Londrës (maj 1913) u njoh Pavarësia, por madje edhe Italia dhe Perandoria Austro-Hungareze nuk propozuan përfshirjen e Kosovës. Shqipëria u detyrua të bëhej një principatë asnjanjëse. Me anën e një Komisioni Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK), Fuqitë e Mëdha evropiane u përçapën të vendosin rregull. KNK u themelua në Vlorë (C).

Tomsoni dhe De Veer u caktuan të hetgonin se si mund të ngrihej xhandarmëria. Raporti i tyre 150 faqe, që përshkruanin gjeografinë, përbërjen e popullsisë, historisë dhe zhvillimit të organeve shtetërore, u parashrua në fillim të vitit 1914 (D). U diskutua edhe organizimi dhe pagesa e afro 5000 xhandarmërive. Tashmë i qenë bërë kërkesa qeverisë holandeze të siguronte oficerë të cilët do të udhëhiqnin forcat e xhandarmërisë. Më 24 shkurt personat e mëposhtëm mbërritën në Vlorë (E): Kapiten Fabius, Majori Kroon, majori De Waol, Majori Shuys, kapiteni Doorman, majori Roelfsema, Den De Groot (në veshje civile), Kapiteni Sar, Majori Verhulst, majori Snellen van Vollenhoven dhe në skajin e djathtë togeri Mallinckrodt. Të tjerët janë oficerë shqiptarë. Kapitenët Reimers dhe Sonne mbërritën më pas. Oficerët holandezë u ndanë dy e nga dy dhe u vendosën në mbarë vendin.