Zona 12: Mbërritja e Princ Vidit në Durrës

  1. Pamje e Durrësit (Koleksioni S/T, Leiden)
  2. Dogana e Durrësit (Koleksioni S/T, Leiden)
  3. Pritja nga De Veer dhe Tomsoni (IHU, Hagë)
  4. Hyrje e Vilhelmit e Sofie Vid (Koleksioni S/T, Leiden)
  5. Pjesë e hartës së Evropës Juglindore (De Grote Bosatlas 2001)

Porti i lashtë i Durrësit (A dhe B) u zgjodh si kryeqyteti i ri i Principatës së Shqipërisë. Ndër shumë kandidatë, Fuqitë e Mëdha përzgjodhën si mbret tridhjetë e shtatë vjeçarin gjerman, oficerin Vilhelm Vid. Ky princ protestant ishte burrë i pashëm pa përvojë politike dhe pa lidhje me Shqipërinë. Por ai ishte nipi i mbretëreshës Wilhelmina (Holandë) dhe i mbretëreshës Elisabeta (Rumani). De Veer dhe Tomsoni, të cilët u përfshinë në shërbimin e qeverisë shqiptare respektivisht qenë graduar gjeneral major dhe kolonel, nuk paten mundësi ta mirëpritnin princin e ri para fillimit të marsit (C). Vilhelmi dhe Sofia u vendosën në pallatin buzë detit. Në teori ai ishte monarku i gjithë Shqipërisë (E). Në të vërtetë trupat serbe në Veri dhe guerrilasit grekë në Jug, vazhdonin t’i bënin ato krahina të pasigurta. Bejlerët dhe imamët (udhëheqës fetarë) në Shqipëri Qendrore do të parapëlqenin një monark islamik. Shumë prej banorëve të maleve i mbajtën gjallë traditat e tyre fisnore. Qeveria qendrore nën kryeministrin Turhan Pasha, ishte e përçarë përbrenda. Esat Pasha, ministër i punëve të brendshme de i luftës, ishte figura më e fuqishme në kabinet. Esati, i cili kishte hapësira të mëdha trojesh në Durrës e në Tiranë, kishte trupat e vet.