Zona 14: Luftime në Shqipërinë e Jugut (vazhdim)

  1. Pamje panaromike e Korçës (Koleksioni S/T, Leiden)
  2. Kartë postare nga Major Sneller van Vollenhoven (Koleksioni i Dr. J. Koopmans, Amstelveen)
  3. Pullë postare e administratës ushtarake në Korçë me firmën e S. van Vollenhoven (Koleksioni i Dr. J. Koopmans, Amstelveen)
  4. Katedrale ortodokse greke në Korçë (Koleksioni S/T, Leiden)

Krahina e Korçës/Koritza qe pushtuar nga Greqia në dhjetor të vitit 1912 (A). Në përputhje me protokollin e Firences, mendohej se ushtria greke do të largphej nga qyteti dhe zona. Pritjet qenë të gjata. Në fund të janarit, major Snellen van Vollenhoven i shkroi Holandës nga Vlora/Valona (B): “Unë jam caktuar komandant i krahinës më të shëndetshme, Korça, e cila është ende e pushtuar nga grekët, por ata, me dëshirë ose pa dëshirë, kanë për t’u larguar. Pres disa ngjarje të rrezikshme…” Më 3 mars 1914, ushtria greke filloi ta linte qytetin. Më 5 mars, një trupë policie shqiptare e udhëhequr nga Snellen van Vollenhoven dhe Doorman, mbërritën dhe e vendosën qytetin në administrimin ushtarak në emrin e qeverisë shqiptare. Ata vunë në punë një vulë zyrtare që përmbante tekstin: “Commission de controle provisoire Korca” (Komisioni i Kontrollit të Përkohshëm Korçë), me një shqiponjë shqiptare me dy koka në qendër (C). Luftëtarët guerrilas grekë sulmuan në mënyrë të vazhdueshme qytetin dhe patën mbështetje nga peshkopi grek ortodoks i KJorçës (D). Me ndihmën e vullnetarëve, xhandarmëria në fillim qe e suksesshme në zmbrapsjen e atyre. Megjithatë, përforcimet nga Durrësi, të premtuara nga Esat Pasha, nuk u dukën gjëkundi. Më 4 korrik, Snellen mori një ultimatum nga një qeveri e përkohshme e komitëve të cilët pohonin se ata patën ardhur të mbronin kristianët në qytet kundër rebelëve turq. Pas tri ditë betejë, Korça ra dhe filloi “pastrimi etnik”. Oficerët holandezë arritën të arratiseshin për në Durrës.