Zona 15: Luftime në Shqipërinë e Jugut (vazhdim)

  1. Gjeneral Major De Veer me VIP-at nga Berati (IHU, Hagë)
  2. Ura në Berat (IHU, Hagë)
  3. Varr masiv pranë kodrës (IHU, Hagë)
  4. Kisha te kodra, ndoshta me Kapiten De Jongh (IHU, Hagë)

Gjeneral Major De Veer doli për inspektim jashtë Vlorës në prill 1914. Mes ndalesave të tij ai vizitoi Beratin dhe u konsultua me njerëz të ndryshëm të rëndësishëm të qytetit madhështor (A). Konturet e kalasë së krishterë mund të shihen në sfond. Një urë osmane lidh qytetin e poshtëm mysliman me lagjen e krishtere (B). Në fillim të majit, ai shkoi me shpejtësi në qytetin e Tepelenës. Kur një korpus xhandarmërie shqiptare nën komandën e Majorit De Waal dhe Kapiten Sonne u shfaqën, komitët kishin çuar burrat nga fshati mys;iman i Hormovës në Kodër (në luginën e Vjosës përballë Tepelenës) dhe i vranë ata atje. Thuhej se dyzet burra qenë mbyllur në kishë dhe qenë qëlluar nga burra që gjuanin nga çatia dhe dritaret. Një komision i udhëhequr nga De Veer, hetoi incidentin për Komisionin e Ndërkombëtar të Kontrollit dhe hartoi një raport. Afërsisht 200 trupa pjesërisht të gjymtuar u nxorrën (C). Në kishë hetuesit gjetën gjurmë gjaku dhe vrimat e plumbave; gëzhoja të armëve të vogla u gjetën në çati (D). Fotografia ndoshta tregon Kapitenin De Jongh, Adjutantin e De Veer, në mes.