Zona 16: Lufta në Jug të Shqipërisë (Konkluzioni)

  1. Teqja bektashiane e Gjirokastrës (Koleksioni S/T, Leiden)
  2. Njeriu i shenjtë bektashian, 1913 (Muzeu A. Kahn, Paris)
  3. Kështjella në Gjirokastër (Koleksioni S/T, Leiden)
  4. Gjiri i Korfuzit (Koleksioni S/T, Leiden)

Teqet bektashiane u përdorën rregullisht si baza nga komitët siç ka ndodhur me teqen e Baba Asimit në Gjirokastër (A). Në këtë teqe ka edhe një rezidencë ku mblidheshin bektashianë sufi. Urdhëri bektashian sufi, i cili ka qenë më shumë ndikues në jug të Shqipërisë, predikon një mësim të veçantë që ndërthur zakonet shamanistic çifute dhe të krishtera me traditat myslimane. Turbani i Babait Bektashian (B), një post me elemente të ngjashëm me Freemasonët dhe kryemurgjëve fetarë, ka 12 palë. Ato nënkuptojnë 12 imazhet e Islamizmit Shia, por gjithashtu i referohet dhe 12 fiseve të Izraelit dhe 12 apostujve të krishterimit. Bektashitë janë komuniteti i tretë fetar në Shqipëri me 15 % të popullatës, sipas Sunni (më tepër se 50 %) dhe Ortodoksizmi lindor (20 %), por përpara Katolicizmit Roman (10 %). Urdhëri Sufim është një faktor bashkues ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve. Bektashitë luajtën një rol kryesor në luftën për pavarësinë e Shqipërisë. Për këtë arsye urdhëri ishte vënë në shënjestër nga komitët. Megjithatë, oficerët holandezë nuk kishin asnjë ide të atyre marrëdhënieve shpirtërore dhe politike në Shqipéri.

Në fund të shkurtit 1914 një qeveri e përkohshme e Epirit verior ishte formuar në Gjirokastër (C) nën drejtimin e Xhorxho Kristaki Zagrafos, i cili kishte qenë ministër grek i punëve të jashtme. Ai delkaroi se Epiri Verior do të luftonte pavarësisht opozitës së qeverisë greke, e cila i dha përparësi pretendimeve të saj mbi ishujt në Detin Egje. Vidi menjëherë u përçap të qetësonte tensionet në jug të Shqipërisë. Ai emëroi Tomsonin si komisar qeveritar dhe e dërgoi atë në Korfuz në mars (D) që të bisedonte me përfaqësuesit e Zagrafosit, në mënyrë që të krijonte kushtet për stablizimin e administrtimit shqiptaro-grek në Korçë dhe Gjirokastër. Megjithatë në ato krahina konflikti shpërtheu përsëri. Në të njëjtën kohë Tomsoni u akuzua nga qeveria në Durrës që i kishte bërë shumë lëshime Zagrafosit. Më së fundi në Korfuz më 17 maj ishte arritur një marrëveshje por pak përpara se të fillonte Lufta e Parë Botërore, rehabilitimi kundër Durrësit i trazoi letrat.