Zona 17: Kryengritja kundër Durrësit

  1. Princ Vidi viziton xhaminë në Durrës (Koleksioni S/T, Leiden)
  2. Tregu i Tiranës, kulla e qytetit dhe xhamia (Koleksioni S/T, Leiden)
  3. Durrës-Tiranë në hartat topografike, 1902 (Koleksioni S/T, Leiden)
  4. Esat Pasha i arrestuar (Koleksioni S/T, Leiden)
  5. Ura e Shijakut (Koleksioni S/T, Leiden)
  6. Përfaqësues të rebelëve (IHU, Hagë)

Ndjenjat e para pozitive të shumë shqiptarëve ndaj qeverisjes së Princ Vidit u shndërruan në zemërim si rezultat i dështimit të qeverisjes së krishterë për të vendosur rregull. Mendohej se ai ishte tepër i prirur ndaj austriakëve katolikë dhe grekëve ortodoksë. Demonstrimet publike, si vizita në xhami (A) nuk bënin më ndonjë përshtypje. Në Tiranë (B) u shtuan thirrjet për një sundimtar mysliman. Në atë atmosferë, rivaliteti midis oficerëve holandezë që udhëhiqnin xhandarmërinë në njërën anë dhe në anën tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme dhe të Luftës (i cili ende kishte qindra rezervistë të armatosur në dispozicion të tij), shpërtheu në konflikt të hapur. Major Shuys mundi ta bindtte Princ Vidin se Esat Pasha po komplotonte me serbët dhe grekët. U tha gjithashtu se Esat Pasha ishte nxitësi djallëzor pas fshatarëve të rebeluar në zonës mes Shijakut dhe Tiranës (C). Më 20 maj çatija e shtëpisë së Esat Pashës në Durrës u shkatërrua nga predha dhe ai u arrestua (D). Esat Pasha u dëbua për Itali ku u prit si hero.

Dy ditë më vonë, kapiten Sar u nis me njëqind xhandarë dhe një top të lehtë për të hetuar njoftimet për një kryengritje. Sar vendosi vullnetarët nga malet te ura e Shijakut (E), për té mbrojtur udhën e kthimit. Rrugës për në Tiranë ai ndeshi me një demonstratë të fuqishme. Kur Sar u përpoq t’i çarmatoste fshatarët pasi një shkëmbim zjarri me pasojë vdekjeje nga të dyja anët. Vullnetarët te ura dezertuan sepse Sar pat shkelur kanunin e tyre të nderit: të çarmatosësh një burrë është zhburrërimi i tij. sar u detyrua të dorëzohej bashkë me dyzet xhandarë. Një dërgatë e rebelëve (F) bashkë me myftiun e Tiranës. Bektashi Baba dhe bejlerë të njohur, biseduam me Princ Vidin për lirimin e robërve në këmbim të një amnistie të përgjithshme.