Zona 18: Beteja e Durrësit

  1. Artileri Shada në pozicion (Koleksioni E. van der Bergschenhoek)
  2. Inspektimi i trupave nga Princ Vidi (Koleksioni E. van der Hoeven, Bergschenhoek)
  3. Cifti mbretëror në turne, prirë nga Tomsoni (IHU, Hagë)
  4. Pallati gjatë mbrojtjes (IHU, Hagë)
  5. Miss Edith Durham (?) me malësorët në Lransha (Koleksioni E. van der Hoeven, Bergschenhoek)
  6. Artileria në veprim (IHU, Hagë)

Kryengritja u shtri edhe më; mes udhëheqësve përfshiheshin edhe kundërshtarë të fortë të Esat Pashës. Dëgjoheshin thirrje për rikthimin e sundimit të sulltanit. Tani Durrësi ishte vërtet seriozisht i kërcënuar. Ndërkohë Tomsoni qe emëruar ‘drejtues i ushtrisë’. Emërimi i tij i bëri edhe më të tensionuara marrëdhëniet tashmë të vështira me De Veerin. Qyteti shtrihet në fund të një gadishulli dhe ndahej nga këneta prej një kreshte ku rebelët kishin zënë pozicion. Tomsoni shpalli gjendje lufte dhe shpejt e ktheu qytetin në fortesë. Xhandarë dhe aventurierë, vendas e të huaj, u stërvitën intensivisht. Fabiusi formoi një njësi artilerie me vullnetarë (A). Më 10 qershor, Princ Vidi inspektoi trupat (B) dhe tomsoni i tregoi famniljes mbretërore pozicionet e reja mbrojtëse (C). Në raste kritike dhe pallati u vendos né gjendfje mbrojtjeje (D).

Malësorët paguan vullnetarë nga fiset e maleve në Veri të Shqipërisë. Numri i tyre arriti në 1000 burra (E). Ata nuk komandoheshin nga oficerët holandezë. Ata u bindeshin kreut të klanit dhe zbatonin ‘Kombin e ashpër por madhor’. Kanuni është një kod i rreptë i sjelljes së fiseve të maleve të Shqipërisë. Ai rregullon çdo gjë, nga gjakmarrja deri tek divorci. Shkrimtarja Edith Durham ishte një prej perëndimoreve të pakta, e cila i njihte mirë ato lidhje fisnore. Në Durrës ajo shërbeu kryesisht si infermiere. Herët në mëngjes të 15 qershorit u zgjua nga një sulm i papritur që nga kodrat përtej kënetës. Artileri, sipas planit, hyri në veprim (F). Në çastin kur Tomsoni thirri krerët e klaneve për të urdhëruar burrat e tyre në transhe, ai u godit në gjoks, ndonëse sulmi po kryhej pas shpinës së tij.