Zona 19: Funerali i Tomsonit

  1. Foto-raport nga De Prins që përcjell vdekjen e Tomsonit (Biblioteka e niversitetit të Leidenit)
  2. Varri i Tomsonit në Durrës (IHU, Hagë)
  3. Foto-raport nga De Prins për funeralin shtetëror të Tomsonit (Biblioteka e niversitetit të Leidenit)
  4. Funerali i Tomsonit në Groningen (IHU, Hagë)

Mbrojtësit mundën t’i zmbrapsnin rebelët, por kryengritja vazhdoi. Nuk qenë çaste të miran për qeverinë e Princ Vidit. përtej Durrësit dhe Vlorës qeveria nuk e kontrollonte më Shqipërinë. Veç kësaj, koalicioni Austro-Hungarez me Italinë, i cili pat vepruar qysh në fillim për një Shqipëri të pavarur, qe prishur. Kjo zonë tregon se si oficerët holandezë në Durrës. Sidoqoftë e shkuara e konfliktit dhe rritja e kritikës së efektivitetit të misionit të paqes, nuk ishte çështje diskutimi. Kjo faqe nga De Prins der geïllustreerde bladen, u përzgjodhën nga të gjitha revistat e përjavshme që nga viti 1914 dhe i qenë kushtuar vdekjes së Tomsonit (A) si edhe funeralit. Më 16 qershor, kortezhi kaloi përmes qytetit. Princesha Vid personalisht vendosi një kurorë mbi arkivolin e tij. Ai pati një varr të përkohshëm në Durrës (B).

Arkivoli me mbetjet e tij u transportua për në Holandë në bordin e kryqëzorit HMNLS Noord Brabant. Atje udhëtimi i fundit i Tomsonit vazhdoi në një funeral shtetëror (C). Ai u varros në Groningen më 15 korrik (D) Arkiduk Franc Ferdinandi dhe gruaja e tij Sodie të Perandorisë Austro-Hungareze tashmë qenë vrarë. Me ndihmën e legjionit të huaj Princ Vilhelm Vidi mundi të qëndronte në Shqipëri gjer në shtator. Sidoqoftë në Jug, guerrilasit grekë patën pushtuar atë krahinë dhe patën filluar veprimet ‘pastrese’, ndërsa trupat serbe vepronin në Veri. Shumica e personelit të “Misionit Holandez në Shqipëri” qe kthyer në Holandë. Dy të fundit, Majorët Verhulst dhe Reimers, të cilët qenë kapur rob, u liruan më 19 shtator. Lufta e parë botërore kishte filluar me gjithë tmerrin e saj.