Zona 2: Tomsoni jashtë atdheut

  1. Skica e territorit të pushtuar në Aceh nga Tomson (Koleksioni G. de Vries, Heveadorp)
  2. Kryqi i Kalorësit të Urdhërit Ushtarak të William-it e Klasit të Katërt (IHU, Hagë)
  3. Tomsoni si vëzhgues ushtarak në Afrikën e Jugut (I treti nga e majta) (IHU, Hagë)

Që nga viti 1894 deri më 1896 Tomsoni ishte i emëruar në Ushtrinë Mbretërore të Indive Holandeze. Tomsoni mori pjesë në një përpjekje në Aceh dhe u dekorua për qëndrimin e guximshëm gjatë atyre veprimeve. (B) Vite më vonë, në Dhomën e Përfaqësuesve, ai kritikoi veprime të tilla për të goditur Xhihadin kundër qeverisë koloniale. Gjatë sezonit parlamentar të 9 qershorit 1906, Tomsoni qortoi Dhomën e Përfaqësueve lidhur me ‘regjimin e mprehtë’ të gjeneral van Dalen dhe u shpreh kritikues ndaj veprimeve të tij. Sipas pikëpamjes së tij, vetëm rritja e forcës së trupave mund të pakësonin terrorin e trupave holandeze dhe të mbronin popullsinë vendase. Më 1897, harta e tij e Aceh (A) u botua për mbarë publikun. Ndonëse Tomsoni ishte një katograf i stërvitur, Zyra Topografike në Batavia (Indiet Holandeze Lindore), e cila po planifikonte të botonte një hartë të vetën të Aceh-es, e pushoi nga puna si ‘hartues’. Guida ushatarke e vitit 1898 u përgjigj: më mirë një hartë e përkohshme se sa përkohësisht pa hartë fare.

Më 1899 ai u dërgua si vëzhgues ushtarak në Luftën Boer-e. Fotografia C e tregon atë mes bashkëvëzhguesve të tij nga ShBA-ja, Norvegjia, Franca dhe Rusia. Në Mësime nga luftä afrikano-jugore (1902), ai pohoi se armatimet moderne, me artileri zjarrshpejtë, me mitralozë dhe me armë të vogla me barut pa tym, kërkonin një shpërndarje më të hershme të njësive të mëdha se sa pat qenë më parë. Iniciativa e komandantëve më të ulët dhe vartës, do të bëhej shumë e rëndësishme nëse komandantët madhoré do të kishin më pak kontakt me trupat. Disiplina e rreptë ‘prusiane’, tepër e rreptë, sipas pikëpamjes së Tomsonit, për ushtrinë holandeze duhej hapur udha për trajnime të ushtarëve të gatshëm për luftë, të aftë për të vepruar të pavarur brenda forcës së madhe.