Zona 20: Në kujtim të heroit holandez

  1. Pjesë nga fjalimi i Mbretëreshës Wilhelmina
  2. Faqja e parë Life (Het Leven) (IHU, Hagë)
  3. Faqja e parë La Tribuna Illustrata (IHU, Hagë)
  4. Monumenti për Tomsonin në Durrës më 1923 (Koleksioni S/T, Leiden)
  5. Bustit për Thomsonin (Arkivi i qytetit, Groningen)
  6. Monumenti për Tomsonin në Hagë (Arkivi i qytetit, Hagë)

Në fjalimin e saj drejtuar oficerëve më 1 qershor 1914 në groningen, Mbretëresha Wilhelmina e përmendi Tamsonin krahas Jan Pieterszoon Coen, themeluesi i Batavia-s në Indiet Lindore Holandeze dhe Mishiel Adriaenszoon de Ruytes, hero i marinës dhe themelues i marinës moderne holandeze (A). Pavarësisht nga kërcënimi, misioni holandez paqeruajtës në Shqipëri, do të dështonte, veprimet e guximshme frymëzuan oficerët holandezë në shërbim të qytetërimit. Admirimi i heroit mund të verbojë dikë ndaj konteksit historik të misionit të tyre, madje mund edhe të shtrembërojë faktet. Dëshmitarë okularë, për shembull, njoftuan se Tomsoni u godit nga përpara, ndonëse ai ishte pas vijës së frontit dhe me shpinë nga transhetë, por Jeta (Het Leven) njoftoi se vdiq në vijën e frontit (B). Në Durrës, u hamendësua për një snajperist italian, kurse sipas një botimi popullor italian ai qe vrarë mbi kalë nga një plumb shqiptar (C). Vizioni ynë i misionit duket se bazohet të paktën pjesërisht mbi gjysma të vërteta. Kjo rezultoi në mitin historik për heroin holandez Tomsoni me shokë kundër tradhtarit të pabesë shqiptar Esat Pasha me kasapët e tij.

Megjithatë është mirë të ndalemi dhe të reflektojmë pranë monumentit për Tomsonin. Statuja në Durrës (D), fatkeqësisht u shemb gjatë ditëve të revolucionit kulturor shqiptar. Sot, një kopje bronxi e bustit në Groningen (E) qëndron në të njëjtin vend. Monumenti për Tomsonin në një shesh në Hagë (F) që shënon bashkimin e popullit me ushtrinë, lumturisht u bë seriozisht këtë vit vend përkujtimi. Për ta shënuar atë rast, ekspozita “Kolonel Tomsoni dhe Shqipëria” paraqet një pamje të pjesshme të misionit paqeruajtes holandez në Ballkan, 1913-1914. E pjesshme sepse ne ende nuk dimë sa duhet për marrëdhëniet e brendshme shqiptare në ato ‘vite të errëta’. Por, sigurisht, kjo i jep dikujt diçka për të menduar lidhur me misionin paqeruajtës holandez në Ballkan e kudo gjetkë.