Zona 5: Shqiptarët-ballkanasit 1878-1913

  1. Harta e Bakllkanit. (Burim: Beekman&Schuiling, Atlasi Shkollor i Botës ± 1900, Koleksioni Steegh/Teunissen, (S/T), Leiden)
  2. Lidhja e Prizrenit, pikturë (Ambasada Shqiptare në Holandë)
  3. Lista e vendimeve të Kongresit të Manastirit (Ambasada Shqiptare në Holandë)
  4. Mirditorë të armatosur, Veriu i Shqipërisë (Koleksioni S/T, Leiden)
  5. Vendimet e Serbisë, Malit të Zi, Bullgari dhe Greqi, që kërcënuan Turqinë në Eurpe (Koleksioni S/T, Leiden)
  6. Refugjatë muslimanë në Maqedoni (Muzeu A. Kahn, Paris)
  7. Refugjatë muslimanë në Maqedoni (Muzeu A. Kahn, Paris)

Më 1887 lufta ruso-turke kërcënoi Turqinë Evropiane. Në mars të këtij viti, Traktati i Shën Stefanit, shqyrtoi krijimin e Bullgarisë së Madhe, duke përfshirë Thrakën dhe Maqedoninë. Serbisë iu dha krahina e Prishtinës dhe Malit të Zi iu dha territori gjer në Gjakovë të Kosovës. Ndërkohë Greqia pati pushtuar provincën osmane të Janinës, rajonit të Epirit. Me qëllim që të kufizonte ndikimin rus në Ballkan, në trysninë e Mbretërisë së Bashkuar të Perandorisë Austro-Hungareze, u nënshkrua në Berlin një traktat i ri nën drejtimin e kancelarit gjerman, Oto von Bismark. Traktati i berlinit ia ktheu Perandorisë Osmane Kosovën, Epirin, Maqedoninë dhe Thrakën dhe e ndau pjesën e mbetur të Bullgarisë në dy pjesë. (A). Disa ditë para Kongresit të Berlinit rreth 300 nacionalistë shqiptarë u mbodhën në Prizren të Kosovës. Lidhja e Prizrenit që pasoi, shpalli: “Ne jo vetëm nuk jemi turq, por as dëshirojmë të jemi dhe po kështu ne do të kundërshtojmë me gjithë forcën tonë këdo që do të donte të na bënte sllavë, austriakë apo grekë. Ne dëshirojmë të jemi shqiptarë” (B).

Programi i Lidhjes frymëzoi revista dhe shkolla shqiptare. Kur revolta më 1908 solli në pushtet xhonturqit në Stamboll, programi i tyre për centralizimin dhe turqizimi, ra ndesh me dëshirën e Shqipërisë për pavarësi. Përpjekjet u përqendruan te alfabeti. Xhonturqit ngulmonin në përdorimin e shkrimit tradicional arabik, por më 1909, atdhetarët shqiptarë vendosën të përdorin alfabetin latin (C). Kjo do të lejonte që të krishterët dhe muslimanët shqiptarë të zhvillonin një trashëgimi të përbashkët që do t’i dallonte nga stili i shkrimit grek dhe sllav i vendeve fqinj. Qeveria osmane kundërveproi me mbylljen e gazetave shqiptare, klubeve kombëtare dhe atyre pak shkollave shqipe që ishin aty. Në 1910 kjo çoi drejt një revolte në rrethanat e Prishtinës në Kosovës, e cila u shtyp barbarisht. Një vit më vonë, fisi katolik roman i Mirditës rrëmbeu armët kundër sundimit turk (D).

Në 1912, kur sundimtarët e Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë bënë aleanca të fshehta që t’i jepnin fund sundimit turk në Ballkan, shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike në tetor të këtij viti. Ushtritë turke u thyen në Maqedoni. Me traktatin e Londrës sulltani humbi virtualisht të gjithë territoret e Evropës, përveç një brezi toke afër kryeqytetit, Stambollit. Fitimtarët bënë gjithçka që mundnin të fshinin të gjitha gjurmët e ‘zgjedhës turke’. Muslimanët shqiptarë ishin viktimat e para të ekzekutimeve dhe dëbimeve, por diku gjetkjë ndodhi edhe ‘pastrimi etnik’ (F). Kërkesa nga Perandoria Austro-Hungareze dhe Italia që duhej të kishte një Shqipëri të pavarur përforcoi dallimet lidhur me ndarjen e territoreve të pushtuara. Kjo nxiti Luftën e Dytë Ballkanike të 1913, në të cilën kushdo u kthye kundër Bullgarisë.