Zona 7: Beteja e Shkodrës

  1. Shkodër (Koleksioni S/T, Leiden)
  2. Pjesë të një harte ushtarake osmane, Shkodra dhe rrethinat, ±1900 (Koleksioni S/T, Leiden)
  3. Fortifikime malore në perëndim të Shkodrës (Koleksioni S/T, Leiden)
  4. Pozicione turke afër Shkodrës (Koleksioni S/T, Leiden)

Tomsoni i ndërpreu detyrat vëzhguese në kufirin greko-shqiptar për disa javë dhe më 31 janar 1913, mbërriti në Malin e Zi ku takoi korrezpondentin holandez të luftës Jan Fabius. Në Malin e Zi vahzdonin përpjekjet për t’i dhënë shtysë të vrullshme rrethimit të Shkodrës. Qytetit tregtar (A) është vendosur mirë nga ana strategjike, në pikën juglindore të liqenit me të njëjtin emër (B). Qyteti mbrohet: në veri nga këneta, nëjuglindje nga lumejtëdhe në perëndim nga mali i Taraboshit, i cili ngrihet afërsisht 600 metra mbi liqen (C). Fabiusi e shoqëroi përmes terrenit të rreptë , divizionin e komanduar nga princi malazez i kurorëzuar, ndërsa Tomsoni shoqëroi divizionin detar udhës për në tarabosh. Mër 9 shkurt trupat mbështetëse malazeze dhe zerbe, përsëri u detyruan të ndalnin veprimet pasi kishin pësuar afërsisht 4000 të vrarë e të plagosur. Mbrojtësit e garnizonit të qytetit humbën më shumë se 1300 burra, por pozicionet turke mbetën të pamposhtura (D).