Zona 9: Beteja e Shkodrës (vazhdim)

  1. Kafene në Shkodër (Koleksioni S/T, Leiden)
  2. Dyqan këucari në Shkodër (Koleksioni S/T, Leiden)
  3. Pikëvrojtimi malazeze afër Shkodrës (Koleksioni S/T, Leiden)
  4. Esat Pasha (Shqipëria, pamje e Ballkanit, Paris 1995)

Tarraca përballë kafenesë (A). Duken disa prej karaktereve më ‘popullore’ të Shkodrës. Vini re këmbëzbathurit. Kuptohet që shumë njerëz nuk kishin mjaft para për këpucarin (B). Ndonëse qyteti mbetej i pamposhtur, malazezët (C) dhe serbët vazhdimisht i ndërpritnin furnizimet. Carja e rrethimit ishte e pamundur dhe municionet, lënda djegëse dhe ushqimet duhej të racionoheshin. Për ushqim u vranë edhe kuajt. Komandanti i qytetit, Esat Pasha (D), i cili më pas do të bëhej kundërshtar i Tomsonit, u përball me një dilemë të tmerrshme: të dorëzohej ose të vdiste urie.