Me mbështetje nga:
- Jolien Berendsen-Prins, kryetarja e Fondacionit Tomsoni, Holandë
- Piet Kamphuis, drejtor i Institutit të Historisë Ushtarake, Hagë
- Hendrik Schönau, ish zëdhënës i mbrojtjes, Hagë
- Flutura Açka, Richard van den Brink, Botues, Skanderbeg Books, Tiranë
- Ambasada Mbretërore Holandeze, Tiranë
Shqip:
Profesor Afrim Karagjozi, Tiranë
Rinia dhe arsimimi i Tomsonit
Lodewijk Willem John Karel Thomson, lindi më 11 qershor 1869. I ati ishte mjek i marinës ushtarake, e ëma ishte një Pompe van Meerdervoort, një familje e thjeshtë fisnike. Familja jetoi në Voorschoten. (1) Pasi mbaroi programin trevjeçar të shkollës pasuniversitare, ai u rregjistrua në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Breda më 1884 (2). I graduar si nëntoger këmbësorie më 1888, ai u caktua në garnizonin Nijmegen. Ngritja në gradën toger u bë më 1892. Në të njëjtin vit, Tomsoni u bashkua me Urdhërin e Frimasonëve, nën Grand East të Holandës. Shihni shtëpizën e vjetër në stilin egjiptian (3). Që në moshë të re, ai botoi në revista ushtarake (4). Më 1896 u martua me Henriëtta Slotemaker. Nga kjo martesë lindën dy vajza, njëra prej të cilave vdiq që foshnjë.
- Shtëpia Klein Roucoop në Voorschoten (Arkivat Bashkiake, Voorschoten)
- Tomsoni si kursant ushtarak (Instituti i Historisë Ushtarake, (IHU), Hagë)
- Shtëpia e vjetër e Shën Ladewije Freemason në Nijmegen (Qendra Kulturore Masonike, Princ Frederik, Hagë)
- Artikulli i Tomsonit “Fisheku i grasatuar” në Spektatori Ushtarak, 1983 (IHU, Hagë)
Tomsoni jashtë atdheut
Që nga viti 1894 deri më 1896 Tomsoni ishte i emëruar në Ushtrinë Mbretërore të Indive Holandeze. Tomsoni mori pjesë në një përpjekje në Aceh dhe u dekorua për qëndrimin e guximshëm gjatë atyre veprimeve. (2) Vite më vonë, në Dhomën e Përfaqësuesve, ai kritikoi veprime të tilla për të goditur Xhihadin kundër qeverisë koloniale. Gjatë sezonit parlamentar të 9 qershorit 1906, Tomsoni qortoi Dhomën e Përfaqësueve lidhur me ‘regjimin e mprehtë’ të gjeneral van Dalen dhe u shpreh kritikues ndaj veprimeve të tij. Sipas pikëpamjes së tij, vetëm rritja e forcës së trupave mund të pakësonin terrorin e trupave holandeze dhe të mbronin popullsinë vendase. Më 1897, harta e tij e Aceh (1) u botua për mbarë publikun. Ndonëse Tomsoni ishte një katograf i stërvitur, Zyra Topografike në Batavia (Indiet Holandeze Lindore), e cila po planifikonte të botonte një hartë të vetën të Aceh-es, e pushoi nga puna si ‘hartues’. Guida ushatarke e vitit 1898 u përgjigj: më mirë një hartë e përkohshme se sa përkohësisht pa hartë fare.
Më 1899 ai u dërgua si vëzhgues ushtarak në Luftën Boer-e. Fotografia 3 e tregon atë mes bashkëvëzhguesve të tij nga ShBA-ja, Norvegjia, Franca dhe Rusia. Në Mësime nga luftä afrikano-jugore (1902), ai pohoi se armatimet moderne, me artileri zjarrshpejtë, me mitralozë dhe me armë të vogla me barut pa tym, kërkonin një shpërndarje më të hershme të njësive të mëdha se sa pat qenë më parë. Iniciativa e komandantëve më të ulët dhe vartës, do të bëhej shumë e rëndësishme nëse komandantët madhoré do të kishin më pak kontakt me trupat. Disiplina e rreptë ‘prusiane’, tepër e rreptë, sipas pikëpamjes së Tomsonit, për ushtrinë holandeze duhej hapur udha për trajnime të ushtarëve të gatshëm për luftë, të aftë për të vepruar të pavarur brenda forcës së madhe.
- Skica e territorit të pushtuar në Aceh nga Tomson (Koleksioni G. de Vries, Heveadorp)
- Kryqi i Kalorësit të Urdhërit Ushtarak të William-it e Klasit të Katërt (IHU, Hagë)
- Tomsoni si vëzhgues ushtarak në Afrikën e Jugut (I treti nga e majta) (IHU, Hagë)
Tomsoni si reformator ushtarak
Për shkak të përhapjes së ideve të reja, revista Guida Militare u bë e përzgjedhura e oficerëve me mendime të përparuara. Bindja e Tomsonit (1) se ndëshkimi i pareshtur më shumë e dëmtonte disiplinën ushtarake se sa e mbështeste atë, i solli konflikte e komandantët e vet. Pavarësisht një vlerësimi të vakët, ai u gradua (2), ndoshta falë aftësive profesionale që tregoi gjatë grevave të hekurudhës më 1903, kur ai ishte caktuar të mbronte ata, të cilët raportonin për punën (3). Që karriera politike e komisarit nuk e zbehte zellin e tij për reforma ushtarake, është e qartë në lutjen e tij pasionante për krijimin e ushtrisë së popullit që do të kontribuonte në ndërgjegjësim të fortë kombëtar (4). Me ato greva të freskëta në mendjen e publikut, kundërshtari i tij bënte thirrje për një ushtri profesionale, e cila do të mbetej besnike ndaj autoriteteve kundër masave kryengritëse.
- Parathënia e Tomsonit në Guidën Ushtarake, 1903 (IHU, Hagë)
- Tomsoni si kapiten i këmbësorisë (IHU, Hagë)
- Ushtarë grenadierë në stacionin e trenit De Haag Staatsspoor (IHU, Hagë)
- Artikull nga Tomsoni: “Ushtria e Populit” në Pro dhe Kundra, 1912 (Biblioteka e niversitetit të Leidenit)
Tomsoni si politikan
Si komandant kompanie në Leeuwarden (1), Tomsoni hyri në konflikt me komandantin e regjimentit të tij. Meqë pozicioni i tij në forcat e armatosura që bëri kritikë, ai vendosi të hynte në Parlament në zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve më 1905, për përfaqësimin e Leeuwrden (2). Komandantët që ai mundi përfshinin edhe socialistin Wibant. Kështu ai zuri një vend në Dhomën e Përfaqësuesve. Katër vjet më pas, ai mundi Troelstra, i cili fitoi një vend më 1913. Troelstra vlerësoi përpjekjet që pat bërë pararendësi i tij liberal, Tomsoni, për të paraqitur idealet e tij demokratike në ushtri. Qysh nga viti 1909 deri më 1913, Tomsoni zuri vend edhe në Këshillin e Qytetit të Hagës. Ndër çështjet që ai mbështeti ishin edhe masat për ta përdorur kinemanë për edukimin e studentëve dhe për të siguruar një përgatitje më të mirë të shërbimit civil për mbledhjet e këshillit (3). Për të nderuar përpjekjet e tij, në emër të porteve të peshkimit, peshkarexhet Scheveningen 23 (1915-1917) dhe më vonë Scheveningen 5 (1917-1925), morën emrin e Tomsonit (4). Gjatë krizës qeveritare të 1911, shkaktuar pjesërisht nga Duymaer vim Twist, Tomsoni ishte ndër ata që u mbiquajtën Ministër Potencial Lufte, pozicion ky që eventualisht i takoi H. Colijn (E). Më 1912 Colijn-i e dërgoi Tomsonin gjatë vendit ai vëzhgues ushtarak në Ballkan.
- Kazermat Leeuwarden (djathtas). (Koleksioni C. Niemandal, Groningen)
- Kartolina e Komitetit Zgjedhor të Bashkimit Liberal, 1905 (IHU, Hagë)
- Shënime të Mbledhjes së Këshillit të qytetit të Hagës, 13 qershor 1913 (IHU, Hagë)
- “Scheveningen 23, Mahor Tomsoni” (Koleksioni A. Bijer, Niezijl)
- Karikaturë politike nga Braakensiek (Koleksioni De Groene Amsterdammer)
Shqiptarët-ballkanasit 1878-1913
Më 1887 lufta ruso-turke kërcënoi Turqinë Evropiane. Në mars të këtij viti, Traktati i Shën Stefanit, shqyrtoi krijimin e Bullgarisë së Madhe, duke përfshirë Thrakën dhe Maqedoninë. Serbisë iu dha krahina e Prishtinës dhe Malit të Zi iu dha territori gjer në Gjakovë të Kosovës. Ndërkohë Greqia pati pushtuar provincën osmane të Janinës, rajonit të Epirit. Me qëllim që të kufizonte ndikimin rus në Ballkan, në trysninë e Mbretërisë së Bashkuar të Perandorisë Austro-Hungareze, u nënshkrua në Berlin një traktat i ri nën drejtimin e kancelarit gjerman, Oto von Bismark. Traktati i berlinit ia ktheu Perandorisë Osmane Kosovën, Epirin, Maqedoninë dhe Thrakën dhe e ndau pjesën e mbetur të Bullgarisë në dy pjesë. (1). Disa ditë para Kongresit të Berlinit rreth 300 nacionalistë shqiptarë u mbodhën në Prizren të Kosovës. Lidhja e Prizrenit që pasoi, shpalli: “Ne jo vetëm nuk jemi turq, por as dëshirojmë të jemi dhe po kështu ne do të kundërshtojmë me gjithë forcën tonë këdo që do të donte të na bënte sllavë, austriakë apo grekë. Ne dëshirojmë të jemi shqiptarë” (2).
Programi i Lidhjes frymëzoi revista dhe shkolla shqiptare. Kur revolta më 1908 solli në pushtet xhonturqit në Stamboll, programi i tyre për centralizimin dhe turqizimi, ra ndesh me dëshirën e Shqipërisë për pavarësi. Përpjekjet u përqendruan te alfabeti. Xhonturqit ngulmonin në përdorimin e shkrimit tradicional arabik, por më 1909, atdhetarët shqiptarë vendosën të përdorin alfabetin latin (3). Kjo do të lejonte që të krishterët dhe muslimanët shqiptarë të zhvillonin një trashëgimi të përbashkët që do t’i dallonte nga stili i shkrimit grek dhe sllav i vendeve fqinj. Qeveria osmane kundërveproi me mbylljen e gazetave shqiptare, klubeve kombëtare dhe atyre pak shkollave shqipe që ishin aty. Në 1910 kjo çoi drejt një revolte në rrethanat e Prishtinës në Kosovës, e cila u shtyp barbarisht. Një vit më vonë, fisi katolik roman i Mirditës rrëmbeu armët kundër sundimit turk (4).
Në 1912, kur sundimtarët e Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë bënë aleanca të fshehta që t’i jepnin fund sundimit turk në Ballkan, shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike në tetor të këtij viti. Ushtritë turke u thyen në Maqedoni. Me traktatin e Londrës sulltani humbi virtualisht të gjithë territoret e Evropës, përveç një brezi toke afër kryeqytetit, Stambollit. Fitimtarët bënë gjithçka që mundnin të fshinin të gjitha gjurmët e ‘zgjedhës turke’. Muslimanët shqiptarë ishin viktimat e para të ekzekutimeve dhe dëbimeve, por diku gjetkjë ndodhi edhe ‘pastrimi etnik’ (F). Kërkesa nga Perandoria Austro-Hungareze dhe Italia që duhej të kishte një Shqipëri të pavarur përforcoi dallimet lidhur me ndarjen e territoreve të pushtuara. Kjo nxiti Luftën e Dytë Ballkanike të 1913, në të cilën kushdo u kthye kundër Bullgarisë.
- Harta e Bakllkanit. (Burim: Beekman&Schuiling, Atlasi Shkollor i Botës ± 1900, Koleksioni Steegh/Teunissen, (S/T), Leiden)
- Lidhja e Prizrenit, pikturë (Ambasada Shqiptare në Holandë)
- Lista e vendimeve të Kongresit të Manastirit (Ambasada Shqiptare në Holandë)
- Mirditorë të armatosur, Veriu i Shqipërisë (Koleksioni S/T, Leiden)
- Vendimet e Serbisë, Malit të Zi, Bullgari dhe Greqi, që kërcënuan Turqinë në Eurpe (Koleksioni S/T, Leiden)
- Refugjatë muslimanë në Maqedoni (Muzeu A. Kahn, Paris)
- Refugjatë muslimanë në Maqedoni (Muzeu A. Kahn, Paris)
Tomson si vëzhgues në Epir
Gjatë Luftës së Parë Ballkanike, me kërkesën e tij Tomson u dërgua të ndiqte veprimet e ushtrive greke dhe të Malit të Zi. Në nëntor të vitit 1912, ai mbërriti në qytetin e madh të Selanikut ku kishte shumë çifutë, i cili sapo ishte pushtuar nga grekët (1). Prej andej ai shkoi në Epir ku një ushtri greke po përpiqej të pushtonte fortifikimet osmane në Bizani, të cilat kontrollonin kalimin në liqenin Pamvotis. Fortifikimet e forta nuk u morën deri në fund të shkurti, fillimi i marsit 1913 (2). Më 24 shkurt në kalendarin julian (9 shkurt në kalendarin gregorian; Greqia nuk e përshtati kalendarin gregorian deri më 1923), Tomsoni nënshkroi një flamur të bardhë nga disa ushtarë turq (3). Ndërkohë kryqyteti i vjetër i Janinës ishte pushtuar (4). Prej andej ushtria hyri në Shqipërinë jugore dhe vendosi (5) që në këtë zonë, ku edhe Greqia dhe Shqipëria kishin premtimet e tyre, 51 % e popullsisë ishte helene (greke) dhe 49 % ishte shqiptare. Sidoqoftë, riti ortodoks grek ishte shpërndarë gjerësisht në atë zonë midis grupeve të mëdha me gjuhë amtare shqipen. Zona bregdetare ishte e ‘pastruar’ nga ‘shqiptarët’ që refuzuan të bashkoheshin, e aventurën politike ushtarake greke.
- Pamja e jashtme e portës së Selanikut 1913 (Muzeu A. Kahn, Paris)
- Kartolinë greke, çarje në fortifikimet e Bizanit (Koleksioni S/T, Leiden)
- Fragment i flamurit të bardhë nga fortesa e Bizantit të vogël me tekst të Tomson (Muzeu Banaki, Athinë)
- Ushtar grek në liqenin Pamvotis afër Janinës, xhami, pallati me përforcime dhe muri i qytetit (Koleksioni S/T, Leiden)
- Hartë etnografike greke e Epirit verior (Shqipëria Jugore) 1913 (Koleksioni S/T, Leiden)
Beteja e Shkodrës
Tomsoni i ndërpreu detyrat vëzhguese në kufirin greko-shqiptar për disa javë dhe më 31 janar 1913, mbërriti në Malin e Zi ku takoi korrezpondentin holandez të luftës Jan Fabius. Në Malin e Zi vahzdonin përpjekjet për t’i dhënë shtysë të vrullshme rrethimit të Shkodrës. Qytetit tregtar (1) është vendosur mirë nga ana strategjike, në pikën juglindore të liqenit me të njëjtin emër (2). Qyteti mbrohet: në veri nga këneta, nëjuglindje nga lumejtëdhe në perëndim nga mali i Taraboshit, i cili ngrihet afërsisht 600 metra mbi liqen (3). Fabiusi e shoqëroi përmes terrenit të rreptë , divizionin e komanduar nga princi malazez i kurorëzuar, ndërsa Tomsoni shoqëroi divizionin detar udhës për në tarabosh. Mër 9 shkurt trupat mbështetëse malazeze dhe zerbe, përsëri u detyruan të ndalnin veprimet pasi kishin pësuar afërsisht 4000 të vrarë e të plagosur. Mbrojtësit e garnizonit të qytetit humbën më shumë se 1300 burra, por pozicionet turke mbetën të pamposhtura (4).
- Shkodër (Koleksioni S/T, Leiden)
- Pjesë të një harte ushtarake osmane, Shkodra dhe rrethinat, ±1900 (Koleksioni S/T, Leiden)
- Fortifikime malore në perëndim të Shkodrës (Koleksioni S/T, Leiden)
- Pozicione turke afër Shkodrës (Koleksioni S/T, Leiden)
Beteja e Shkodrës – vazhdim
Me 1900 ky kryeqytet i Shqipërisë së veriut kishte 36000 banorë: 60 % muslimanë, 30 % katolikë dhe 10 % ortodoksë lindorë. Ndër fiset shqiptare të malësisë në lindje të qytetit, përpjestimi katoliko-muslimanë është e kundërta. Gra muslimane me perçe (1) shpesh konsideroheshin si gra turke, ndonëse më të shumtat nuk flisnin turqit. Gratë katolike të shtresave të larta tregohen në prtkat më të mira të së dielës (2). Një grua muslimane fshatare e shtresave të larta, shfaqet e veshur me fustanin tradicional (3). ‘Moda turke’ e perçeve të fytyrës është gjithashtu popullore mbi gratë katolike të shtresave të larta (4).
- Grua muslimane me perçe në Shkodër (Koleksioni S/T, Leiden)
- Grua katolike e shtresave të larta, Shkodër (Koleksioni S/T, Leiden)
- Grua e shtresave të larta me kostum tradicional (Koleksioni S/T, Leiden)
- Grua katolike e shtresave të larta me fytyrë të mbuluar (Koleksioni S/T, Leiden)
Beteja e Shkodrës (vazhdim)
Tarraca përballë kafenesë (1). Duken disa prej karaktereve më ‘popullore’ të Shkodrës. Vini re këmbëzbathurit. Kuptohet që shumë njerëz nuk kishin mjaft para për këpucarin (2). Ndonëse qyteti mbetej i pamposhtur, malazezët (3) dhe serbët vazhdimisht i ndërpritnin furnizimet. Carja e rrethimit ishte e pamundur dhe municionet, lënda djegëse dhe ushqimet duhej të racionoheshin. Për ushqim u vranë edhe kuajt. Komandanti i qytetit, Esat Pasha (4), i cili më pas do të bëhej kundërshtar i Tomsonit, u përball me një dilemë të tmerrshme: të dorëzohej ose të vdiste urie.
- Kafene në Shkodër (Koleksioni S/T, Leiden)
- Dyqan këucari në Shkodër (Koleksioni S/T, Leiden)
- Pikëvrojtimi malazeze afër Shkodrës (Koleksioni S/T, Leiden)
- Esat Pasha (Shqipëria, pamje e Ballkanit, Paris 1995)
Beteja e Shkodrës – përfundimi
Kur mbërriti artileria e rëndë (1), bombardimet malazeze ndaj qytetit dhe fortifikimeve të tij u bënë edhe më vrastare. Vdekja nga uria gllabëroi dhjetëra jetë në ditë. Në Evropë rritej pakënaqësia publike, por bllokada ndaj Malit të Zi nga flota ndërkombëtare, pati pak efekt. Esat Pasha u dorëzua më 23 prill 1913 me kusht që ai dhe 6000 ushtarët të lejoheshin të largoheshin nga qyteti bashkë me armët e tyre. Mali i Zi nuk përfitoi gjë nga fitorja e vet. Nën trysninë e Fuqive e Mëdha, ai u detyrua të largohej nga qytetit. Të egërsuar ata dogjën rrafsh tregun (2). Malazezët u larguan dhe forcat paqëruajtëse mbërritën më 14 maj (3, 4).
- Topa serbe afër Shkodrës (Serbia dhe Mali i Zi në Luftrat Ballkanike 1912-1913, Beograd 1972)
- Tregu i djegur i Shkodrës (Koleksioni S/T, Leiden)
- Largimi i trupave malazeze, mbërritja e forcave paqeruajtëse (Koleksioni S/T, Leiden)
- Pritja e admiral Burney (Koleksioni S/T, Leiden)
Krijimi i misionit për Shqipërinë
Ndërsa shpresa për të mbetur asnjanjëse u fashitën, në Vlorë më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia. Diplomati Ismail Qemali (1) formoi një qeveri të përkohshme me synimin për një Shqipëri më të madhe (2). Aleanca treshe Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, në të kundërt propozuan një gjoja shtet që do ta lejonte Serbinë dhe Greqinë të mbanin një pjesë të madhe të trojeve që patën pushtuar. Në Konferencën e Londrës (maj 1913) u njoh Pavarësia, por madje edhe Italia dhe Perandoria Austro-Hungareze nuk propozuan përfshirjen e Kosovës. Shqipëria u detyrua të bëhej një principatë asnjanjëse. Me anën e një Komisioni Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK), Fuqitë e Mëdha evropiane u përçapën të vendosin rregull. KNK u themelua në Vlorë (3).
Tomsoni dhe De Veer u caktuan të hetgonin se si mund të ngrihej xhandarmëria. Raporti i tyre 150 faqe, që përshkruanin gjeografinë, përbërjen e popullsisë, historisë dhe zhvillimit të organeve shtetërore, u parashrua në fillim të vitit 1914 (4). U diskutua edhe organizimi dhe pagesa e afro 5000 xhandarmërive. Tashmë i qenë bërë kërkesa qeverisë holandeze të siguronte oficerë të cilët do të udhëhiqnin forcat e xhandarmërisë. Më 24 shkurt personat e mëposhtëm mbërritën në Vlorë (5): Kapiten Fabius, Majori Kroon, majori De Waol, Majori Shuys, kapiteni Doorman, majori Roelfsema, Den De Groot (në veshje civile), Kapiteni Sar, Majori Verhulst, majori Snellen van Vollenhoven dhe në skajin e djathtë togeri Mallinckrodt. Të tjerët janë oficerë shqiptarë. Kapitenët Reimers dhe Sonne mbërritën më pas. Oficerët holandezë u ndanë dy e nga dy dhe u vendosën në mbarë vendin.
- Ismail Qemali (Guida e Historisë së Shqipërisë dhe Trashëgimisë Kulturore, Tiranë 2000)
- Kufijtë e Shqipërisë së re, propozime të ndryshme, Petermanns Mittheilungen 59, 1913 (Koleksioni S/T, Leiden)
- Vlora (Koleksioni S/T, Leiden)
- Raporti për ekspeditën shqiptare (Arkivi Kombëtar, Hagë)
- Mbërritja e misionit holandez në Shqipëri (IHU, Hagë)
Mbërritja e Princ Vidit në Durrës
Porti i lashtë i Durrësit (1 dhe 2) u zgjodh si kryeqyteti i ri i Principatës së Shqipërisë. Ndër shumë kandidatë, Fuqitë e Mëdha përzgjodhën si mbret tridhjetë e shtatë vjeçarin gjerman, oficerin Vilhelm Vid. Ky princ protestant ishte burrë i pashëm pa përvojë politike dhe pa lidhje me Shqipërinë. Por ai ishte nipi i mbretëreshës Wilhelmina (Holandë) dhe i mbretëreshës Elisabeta (Rumani). De Veer dhe Tomsoni, të cilët u përfshinë në shërbimin e qeverisë shqiptare respektivisht qenë graduar gjeneral major dhe kolonel, nuk paten mundësi ta mirëpritnin princin e ri para fillimit të marsit (3). Vilhelmi dhe Sofia u vendosën në pallatin buzë detit. Në teori ai ishte monarku i gjithë Shqipërisë (5). Në të vërtetë trupat serbe në Veri dhe guerrilasit grekë në Jug, vazhdonin t’i bënin ato krahina të pasigurta. Bejlerët dhe imamët (udhëheqës fetarë) në Shqipëri Qendrore do të parapëlqenin një monark islamik. Shumë prej banorëve të maleve i mbajtën gjallë traditat e tyre fisnore. Qeveria qendrore nën kryeministrin Turhan Pasha, ishte e përçarë përbrenda. Esat Pasha, ministër i punëve të brendshme de i luftës, ishte figura më e fuqishme në kabinet. Esati, i cili kishte hapësira të mëdha trojesh në Durrës e në Tiranë, kishte trupat e vet.
- Pamje e Durrësit (Koleksioni S/T, Leiden)
- Dogana e Durrësit (Koleksioni S/T, Leiden)
- Pritja nga De Veer dhe Tomsoni (IHU, Hagë)
- Hyrje e Vilhelmit e Sofie Vid (Koleksioni S/T, Leiden)
- Pjesë e hartës së Evropës Juglindore (De Grote Bosatlas 2001)
Lufta në Shqipërinë e Jugut
Në dhjetor 1913, Fuqitë e Mëdha evropiane nënshkruan Protokollin e Firenzes që përfshinte një përcaktim më të saktë të kufirit jugor të Shqipërisë. Epiri iu dha Greqisë, por iu desh të tërhiqte trupat nga Saranda, Gjirokastra dhe Korça. Disa prej atyre trupave dezertuan duke marrë me vete edhe armët dhe u bashkuan me bandat greke të njohura si komitë (banda të armatosura të parregullta). Urdhëri i parë i Vidit ishte të rivendoste rregull në Shqipërinë e Jugut. Oficerët holandezë u përballën me një detyrë thuajse të pamundur. Brenda një kohe fare të shkurtër, atyre iu desh të stërvitnin xhandarët dhe nënoficerët shqiptarë dhe me ndihmën e udhërrëfyesve dhe të përkthyesve t’i udhëhiqnin maleve që ishin të panjohur për ta (1). Mungesa e plotë e rrugëve të shtruara dhe mungesa e hekurudhave, nëkuptonte që municionet dhe furnizimet e tjera duhej të barteshin me kuaj ose me mushka (2). Ndërlidhja me gjeneral De Virin dhe me sinjalistin qendror në misionin holandez në Vlorë, ishte e vështirë. Ndonëse linjat telegrafike u riparuan shpejt, telegrafistët ishin thuajse ish-shërbenjës civilë osmanë (3). Për të penguar spiunazhin, njoftimet e rëndësishme dërgoheshin në holandisht, por ndonjëherë teksti tjetërsohej aq shumë saqë nuk kuptohej (4).
- Xhandarë shqiptarë në marshim në Shqipërinë e Jugut (IHU, Hagë)
- Kuaj dhe mushka që mbartin furnizime (IHU, Hagë)
- Njësi e sinjaleve në telegraf (IHU, Hagë)
- Telegram në holandishte të pasaktë (IHU, Hagë)
Luftime në Shqipërinë e Jugut – vazhdim
Krahina e Korçës/Koritza qe pushtuar nga Greqia në dhjetor të vitit 1912 (1). Në përputhje me protokollin e Firences, mendohej se ushtria greke do të largphej nga qyteti dhe zona. Pritjet qenë të gjata. Në fund të janarit, major Snellen van Vollenhoven i shkroi Holandës nga Vlora/Valona (2): “Unë jam caktuar komandant i krahinës më të shëndetshme, Korça, e cila është ende e pushtuar nga grekët, por ata, me dëshirë ose pa dëshirë, kanë për t’u larguar. Pres disa ngjarje të rrezikshme…” Më 3 mars 1914, ushtria greke filloi ta linte qytetin. Më 5 mars, një trupë policie shqiptare e udhëhequr nga Snellen van Vollenhoven dhe Doorman, mbërritën dhe e vendosën qytetin në administrimin ushtarak në emrin e qeverisë shqiptare. Ata vunë në punë një vulë zyrtare që përmbante tekstin: “Commission de controle provisoire Korca” (Komisioni i Kontrollit të Përkohshëm Korçë), me një shqiponjë shqiptare me dy koka në qendër (3). Luftëtarët guerrilas grekë sulmuan në mënyrë të vazhdueshme qytetin dhe patën mbështetje nga peshkopi grek ortodoks i KJorçës (4). Me ndihmën e vullnetarëve, xhandarmëria në fillim qe e suksesshme në zmbrapsjen e atyre. Megjithatë, përforcimet nga Durrësi, të premtuara nga Esat Pasha, nuk u dukën gjëkundi. Më 4 korrik, Snellen mori një ultimatum nga një qeveri e përkohshme e komitëve të cilët pohonin se ata patën ardhur të mbronin kristianët në qytet kundër rebelëve turq. Pas tri ditë betejë, Korça ra dhe filloi “pastrimi etnik”. Oficerët holandezë arritën të arratiseshin për në Durrës.
- Pamje panaromike e Korçës (Koleksioni S/T, Leiden)
- Kartë postare nga Major Sneller van Vollenhoven (Koleksioni i Dr. J. Koopmans, Amstelveen)
- Pullë postare e administratës ushtarake në Korçë me firmën e S. van Vollenhoven (Koleksioni i Dr. J. Koopmans, Amstelveen)
- Katedrale ortodokse greke në Korçë (Koleksioni S/T, Leiden)
Luftime në Shqipërinë e Jugut – vazhdim
Gjeneral Major De Veer doli për inspektim jashtë Vlorës në prill 1914. Mes ndalesave të tij ai vizitoi Beratin dhe u konsultua me njerëz të ndryshëm të rëndësishëm të qytetit madhështor (1). Konturet e kalasë së krishterë mund të shihen në sfond. Një urë osmane lidh qytetin e poshtëm mysliman me lagjen e krishtere (2). Në fillim të majit, ai shkoi me shpejtësi në qytetin e Tepelenës. Kur një korpus xhandarmërie shqiptare nën komandën e Majorit De Waal dhe Kapiten Sonne u shfaqën, komitët kishin çuar burrat nga fshati mys;iman i Hormovës në Kodër (në luginën e Vjosës përballë Tepelenës) dhe i vranë ata atje. Thuhej se dyzet burra qenë mbyllur në kishë dhe qenë qëlluar nga burra që gjuanin nga çatia dhe dritaret. Një komision i udhëhequr nga De Veer, hetoi incidentin për Komisionin e Ndërkombëtar të Kontrollit dhe hartoi një raport. Afërsisht 200 trupa pjesërisht të gjymtuar u nxorrën (3). Në kishë hetuesit gjetën gjurmë gjaku dhe vrimat e plumbave; gëzhoja të armëve të vogla u gjetën në çati (4). Fotografia ndoshta tregon Kapitenin De Jongh, Adjutantin e De Veer, në mes.
- Gjeneral Major De Veer me VIP-at nga Berati (IHU, Hagë)
- Ura në Berat (IHU, Hagë)
- Varr masiv pranë kodrës (IHU, Hagë)
- Kisha te kodra, ndoshta me Kapiten De Jongh (IHU, Hagë)
Lufta në Jug të Shqipërisë – Konkluzioni
Teqet bektashiane u përdorën rregullisht si baza nga komitët siç ka ndodhur me teqen e Baba Asimit në Gjirokastër (1). Në këtë teqe ka edhe një rezidencë ku mblidheshin bektashianë sufi. Urdhëri bektashian sufi, i cili ka qenë më shumë ndikues në jug të Shqipërisë, predikon një mësim të veçantë që ndërthur zakonet shamanistic çifute dhe të krishtera me traditat myslimane. Turbani i Babait Bektashian (2), një post me elemente të ngjashëm me Freemasonët dhe kryemurgjëve fetarë, ka 12 palë. Ato nënkuptojnë 12 imazhet e Islamizmit Shia, por gjithashtu i referohet dhe 12 fiseve të Izraelit dhe 12 apostujve të krishterimit. Bektashitë janë komuniteti i tretë fetar në Shqipëri me 15 % të popullatës, sipas Sunni (më tepër se 50 %) dhe Ortodoksizmi lindor (20 %), por përpara Katolicizmit Roman (10 %). Urdhëri Sufim është një faktor bashkues ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve. Bektashitë luajtën një rol kryesor në luftën për pavarësinë e Shqipërisë. Për këtë arsye urdhëri ishte vënë në shënjestër nga komitët. Megjithatë, oficerët holandezë nuk kishin asnjë ide të atyre marrëdhënieve shpirtërore dhe politike në Shqipéri.
Në fund të shkurtit 1914 një qeveri e përkohshme e Epirit verior ishte formuar në Gjirokastër (3) nën drejtimin e Xhorxho Kristaki Zagrafos, i cili kishte qenë ministër grek i punëve të jashtme. Ai delkaroi se Epiri Verior do të luftonte pavarësisht opozitës së qeverisë greke, e cila i dha përparësi pretendimeve të saj mbi ishujt në Detin Egje. Vidi menjëherë u përçap të qetësonte tensionet në jug të Shqipërisë. Ai emëroi Tomsonin si komisar qeveritar dhe e dërgoi atë në Korfuz në mars (4) që të bisedonte me përfaqësuesit e Zagrafosit, në mënyrë që të krijonte kushtet për stablizimin e administrtimit shqiptaro-grek në Korçë dhe Gjirokastër. Megjithatë në ato krahina konflikti shpërtheu përsëri. Në të njëjtën kohë Tomsoni u akuzua nga qeveria në Durrës që i kishte bërë shumë lëshime Zagrafosit. Më së fundi në Korfuz më 17 maj ishte arritur një marrëveshje por pak përpara se të fillonte Lufta e Parë Botërore, rehabilitimi kundër Durrësit i trazoi letrat.
- Teqja bektashiane e Gjirokastrës (Koleksioni S/T, Leiden)
- Njeriu i shenjtë bektashian, 1913 (Muzeu A. Kahn, Paris)
- Kështjella në Gjirokastër (Koleksioni S/T, Leiden)
- Gjiri i Korfuzit (Koleksioni S/T, Leiden)
Kryengritja kundër Durrësit
Ndjenjat e para pozitive të shumë shqiptarëve ndaj qeverisjes së Princ Vidit u shndërruan në zemërim si rezultat i dështimit të qeverisjes së krishterë për të vendosur rregull. Mendohej se ai ishte tepër i prirur ndaj austriakëve katolikë dhe grekëve ortodoksë. Demonstrimet publike, si vizita në xhami (1) nuk bënin më ndonjë përshtypje. Në Tiranë (2) u shtuan thirrjet për një sundimtar mysliman. Në atë atmosferë, rivaliteti midis oficerëve holandezë që udhëhiqnin xhandarmërinë në njërën anë dhe në anën tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme dhe të Luftës (i cili ende kishte qindra rezervistë të armatosur në dispozicion të tij), shpërtheu në konflikt të hapur. Major Shuys mundi ta bindtte Princ Vidin se Esat Pasha po komplotonte me serbët dhe grekët. U tha gjithashtu se Esat Pasha ishte nxitësi djallëzor pas fshatarëve të rebeluar në zonës mes Shijakut dhe Tiranës (3). Më 20 maj çatija e shtëpisë së Esat Pashës në Durrës u shkatërrua nga predha dhe ai u arrestua (4). Esat Pasha u dëbua për Itali ku u prit si hero.
Dy ditë më vonë, kapiten Sar u nis me njëqind xhandarë dhe një top të lehtë për të hetuar njoftimet për një kryengritje. Sar vendosi vullnetarët nga malet te ura e Shijakut (E), për té mbrojtur udhën e kthimit. Rrugës për në Tiranë ai ndeshi me një demonstratë të fuqishme. Kur Sar u përpoq t’i çarmatoste fshatarët pasi një shkëmbim zjarri me pasojë vdekjeje nga të dyja anët. Vullnetarët te ura dezertuan sepse Sar pat shkelur kanunin e tyre të nderit: të çarmatosësh një burrë është zhburrërimi i tij. sar u detyrua të dorëzohej bashkë me dyzet xhandarë. Një dërgatë e rebelëve (F) bashkë me myftiun e Tiranës. Bektashi Baba dhe bejlerë të njohur, biseduam me Princ Vidin për lirimin e robërve në këmbim të një amnistie të përgjithshme.
- Princ Vidi viziton xhaminë në Durrës (Koleksioni S/T, Leiden)
- Tregu i Tiranës, kulla e qytetit dhe xhamia (Koleksioni S/T, Leiden)
- Durrës-Tiranë në hartat topografike, 1902 (Koleksioni S/T, Leiden)
- Esat Pasha i arrestuar (Koleksioni S/T, Leiden)
- Ura e Shijakut (Koleksioni S/T, Leiden)
- Përfaqësues të rebelëve (IHU, Hagë)
Beteja e Durrësit
Kryengritja u shtri edhe më; mes udhëheqësve përfshiheshin edhe kundërshtarë të fortë të Esat Pashës. Dëgjoheshin thirrje për rikthimin e sundimit të sulltanit. Tani Durrësi ishte vërtet seriozisht i kërcënuar. Ndërkohë Tomsoni qe emëruar ‘drejtues i ushtrisë’. Emërimi i tij i bëri edhe më të tensionuara marrëdhëniet tashmë të vështira me De Veerin. Qyteti shtrihet në fund të një gadishulli dhe ndahej nga këneta prej një kreshte ku rebelët kishin zënë pozicion. Tomsoni shpalli gjendje lufte dhe shpejt e ktheu qytetin në fortesë. Xhandarë dhe aventurierë, vendas e të huaj, u stërvitën intensivisht. Fabiusi formoi një njësi artilerie me vullnetarë (1). Më 10 qershor, Princ Vidi inspektoi trupat (2) dhe tomsoni i tregoi famniljes mbretërore pozicionet e reja mbrojtëse (3). Në raste kritike dhe pallati u vendos né gjendfje mbrojtjeje (4).
Malësorët paguan vullnetarë nga fiset e maleve në Veri të Shqipërisë. Numri i tyre arriti në 1000 burra (5). Ata nuk komandoheshin nga oficerët holandezë. Ata u bindeshin kreut të klanit dhe zbatonin ‘Kombin e ashpër por madhor’. Kanuni është një kod i rreptë i sjelljes së fiseve të maleve të Shqipërisë. Ai rregullon çdo gjë, nga gjakmarrja deri tek divorci. Shkrimtarja Edith Durham ishte një prej perëndimoreve të pakta, e cila i njihte mirë ato lidhje fisnore. Në Durrës ajo shërbeu kryesisht si infermiere. Herët në mëngjes të 15 qershorit u zgjua nga një sulm i papritur që nga kodrat përtej kënetës. Artileri, sipas planit, hyri në veprim (6). Në çastin kur Tomsoni thirri krerët e klaneve për të urdhëruar burrat e tyre në transhe, ai u godit në gjoks, ndonëse sulmi po kryhej pas shpinës së tij.
- Artileri Shada në pozicion (Koleksioni E. van der Bergschenhoek)
- Inspektimi i trupave nga Princ Vidi (Koleksioni E. van der Hoeven, Bergschenhoek)
- Cifti mbretëror në turne, prirë nga Tomsoni (IHU, Hagë)
- Pallati gjatë mbrojtjes (IHU, Hagë)
- Miss Edith Durham (?) me malësorët në Lransha (Koleksioni E. van der Hoeven, Bergschenhoek)
- Artileria në veprim (IHU, Hagë)
Funerali i Tomsonit
Mbrojtësit mundën t’i zmbrapsnin rebelët, por kryengritja vazhdoi. Nuk qenë çaste të miran për qeverinë e Princ Vidit. përtej Durrësit dhe Vlorës qeveria nuk e kontrollonte më Shqipërinë. Veç kësaj, koalicioni Austro-Hungarez me Italinë, i cili pat vepruar qysh në fillim për një Shqipëri të pavarur, qe prishur. Kjo zonë tregon se si oficerët holandezë në Durrës. Sidoqoftë e shkuara e konfliktit dhe rritja e kritikës së efektivitetit të misionit të paqes, nuk ishte çështje diskutimi. Kjo faqe nga De Prins der geïllustreerde bladen, u përzgjodhën nga të gjitha revistat e përjavshme që nga viti 1914 dhe i qenë kushtuar vdekjes së Tomsonit (1) si edhe funeralit. Më 16 qershor, kortezhi kaloi përmes qytetit. Princesha Vid personalisht vendosi një kurorë mbi arkivolin e tij. Ai pati një varr të përkohshëm në Durrës (2).
Arkivoli me mbetjet e tij u transportua për në Holandë në bordin e kryqëzorit HMNLS Noord Brabant. Atje udhëtimi i fundit i Tomsonit vazhdoi në një funeral shtetëror (3). Ai u varros në Groningen më 15 korrik (4) Arkiduk Franc Ferdinandi dhe gruaja e tij Sodie të Perandorisë Austro-Hungareze tashmë qenë vrarë. Me ndihmën e legjionit të huaj Princ Vilhelm Vidi mundi të qëndronte në Shqipëri gjer në shtator. Sidoqoftë në Jug, guerrilasit grekë patën pushtuar atë krahinë dhe patën filluar veprimet ‘pastrese’, ndërsa trupat serbe vepronin në Veri. Shumica e personelit të “Misionit Holandez në Shqipëri” qe kthyer në Holandë. Dy të fundit, Majorët Verhulst dhe Reimers, të cilët qenë kapur rob, u liruan më 19 shtator. Lufta e parë botërore kishte filluar me gjithë tmerrin e saj.
- Foto-raport nga De Prins që përcjell vdekjen e Tomsonit (Biblioteka e niversitetit të Leidenit)
- Varri i Tomsonit në Durrës (IHU, Hagë)
- Foto-raport nga De Prins për funeralin shtetëror të Tomsonit (Biblioteka e niversitetit të Leidenit)
- Funerali i Tomsonit në Groningen (IHU, Hagë)
Në kujtim të heroit holandez
Në fjalimin e saj drejtuar oficerëve më 1 qershor 1914 në groningen, Mbretëresha Wilhelmina e përmendi Tamsonin krahas Jan Pieterszoon Coen, themeluesi i Batavia-s në Indiet Lindore Holandeze dhe Mishiel Adriaenszoon de Ruytes, hero i marinës dhe themelues i marinës moderne holandeze (1). Pavarësisht nga kërcënimi, misioni holandez paqeruajtës në Shqipëri, do të dështonte, veprimet e guximshme frymëzuan oficerët holandezë në shërbim të qytetërimit. Admirimi i heroit mund të verbojë dikë ndaj konteksit historik të misionit të tyre, madje mund edhe të shtrembërojë faktet. Dëshmitarë okularë, për shembull, njoftuan se Tomsoni u godit nga përpara, ndonëse ai ishte pas vijës së frontit dhe me shpinë nga transhetë, por Jeta (Het Leven) njoftoi se vdiq në vijën e frontit (2). Në Durrës, u hamendësua për një snajperist italian, kurse sipas një botimi popullor italian ai qe vrarë mbi kalë nga një plumb shqiptar (3). Vizioni ynë i misionit duket se bazohet të paktën pjesërisht mbi gjysma të vërteta. Kjo rezultoi në mitin historik për heroin holandez Tomsoni me shokë kundër tradhtarit të pabesë shqiptar Esat Pasha me kasapët e tij.
Megjithatë është mirë të ndalemi dhe të reflektojmë pranë monumentit për Tomsonin. Statuja në Durrës (4), fatkeqësisht u shemb gjatë ditëve të revolucionit kulturor shqiptar. Sot, një kopje bronxi e bustit në Groningen (5) qëndron në të njëjtin vend. Monumenti për Tomsonin në një shesh në Hagë (6) që shënon bashkimin e popullit me ushtrinë, lumturisht u bë seriozisht këtë vit vend përkujtimi. Për ta shënuar atë rast, ekspozita “Kolonel Tomsoni dhe Shqipëria” paraqet një pamje të pjesshme të misionit paqeruajtes holandez në Ballkan, 1913-1914. E pjesshme sepse ne ende nuk dimë sa duhet për marrëdhëniet e brendshme shqiptare në ato ‘vite të errëta’. Por, sigurisht, kjo i jep dikujt diçka për të menduar lidhur me misionin paqeruajtës holandez në Ballkan e kudo gjetkë.
- Pjesë nga fjalimi i Mbretëreshës Wilhelmina
- Faqja e parë Life (Het Leven) (IHU, Hagë)
- Faqja e parë La Tribuna Illustrata (IHU, Hagë)
- Monumenti për Tomsonin në Durrës më 1923 (Koleksioni S/T, Leiden)
- Bustit për Thomsonin (Arkivi i qytetit, Groningen)
- Monumenti për Tomsonin në Hagë (Arkivi i qytetit, Hagë)